Connect with us

Bota

Ministri i Jashtëm francez: Koha e fjalëve ka mbaruar, Evropa të veprojë menjëherë

Nuk ka më se çfarë pritet dhe Evropa duhet të mos merret më me fjalë, por me vepra.

Kështu mendon ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, i cili ka reaguar menjëherë pas një takimi të dështuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili përfundoi në retorika shumë të ashpra dhe në prishjen e firmosjes së një marrëveshjeje historike për mineralet e rralla.

Në reagimin e tij, Barrot shkruan:

“Rusia e Putinit është agresori. Ka vetëm një domosdoshmëri për Evropën: Koha e fjalëve ka mbaruar, koha për veprim është tani”.

Më herët, ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po ashtu tregoi mbështetjen e tij për Zelenskyn dhe sakrificën e ukrainasve.

Macron, menjëherë pasi takimi u përmbyll, shkroi: Rusia është agresori. Ukraina është populli që është sulmuar. Ne duhet t’i respektojmë ata të cilët kanë luftuar që nga fillimi.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë nuk pranoi raportimet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar nga aty, pas një debati tejet të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili rezultoi edhe në dështimin e firmosjes së një marrëveshje për mineralet e rralla.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka folur për Fox News, ishte Trump ai i cili përzuri Zelenskyn dhe jo ky i fundit, i cili u largua pas takimit.

Nuk kuptohet ende pse është një detaj kaq i rëndësishëm ky për Shtëpinë e Bardhë, që ka bërë të ketë reagim kaq të menjëhershëm.

Çfarë ndodhi?

Ajo që nuk pritej ka ndodhur në Washington. SHBA-të dhe Ukrainë kanë prishur nga sa duket një marrëveshje të mineraleve të rralla, që pritej të firmosej nga dy presidentët respektivë, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Një debat tejet i acaruar gjatë takimit kokë më kokë me mediat e pranishme duket se është bërë shkaku.

Një konferencë e parashikuar për shtyp mes Trump dhe Zelensky, e cila pritej të mbahej pas takimit, është anuluar. Aty do të firmosej edhe marrëveshje, por duket se ajo nuk është më në tavolinë.

Zelensky, menjëherë pas debatit, është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Trump nga ana tjetër, pas reagimit të ashpër në takim, ka reaguar me një ton tejet të acaruar edhe përmes mediave sociale.

Trump shkroi menjëherë pas në median e tij sociale Truth: “Kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Advertisement