Politike
Thyhet gota gjatë fjalës së tij/ Rama: Kështu do të plasë syri i keq i kënetës edhe në 11 maj

Këtë të diel kryeministri Edi Rama mori pjesë në Panairin e Punës në Athinë. Teksa po mbante fjalën e tij për rrijten e pagave dhe arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit, është thyer një got.
Këtë moment kreu i qeverisë e kaloi me batuta, duke thënë se kështu do të “plas” edhe syri i keq i kënetës në zgjedhjet e 11 majit, duke nën kuptuar opozitën.
“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.
Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.
(Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.

