Kronike
EMRI/ Kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari i dënuar në Itali

Një 45-vjeçar, i dënuar në Itali për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Tiranë. Në pranga ka rënë Daniel Korali, ku pritet ekstradimi drejt Italisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi një gjykatë italiane, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

