Bota
Jo vetëm me Ukrainën – Donald Trump nis “luftën tregtare” me Kanadanë, Kinën e Meksikën

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të administratës Trump ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë kishte njoftuar tarifa 25% kundër Kanadasë dhe Meksikës, teksa ndaj Kinës kjo masë duket se është zgjeruar edhe më tej.
Por duket se kjo gjë ka sjellë një kundër-reagim nga këto shtete të cilat paralajmërojnë “hakmarrje” reciproke ndaj kësaj vendimmarrje.
Autoritetet kanadeze bëjnë me dije se do të vendosin po ashtu tarifa 25% për mallrat amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë, ndërsa Meksika dhe Kina janë zotuar të bëjnë të njëjtën gjë.
Ministria e Financave në Pekin ka njoftuar tarifa 15% për disa importe bujqësore në SHBA, duke përfshirë pulën, grurin, misrin dhe pambukun.
Ajo ka vendosur tarifa 10% për prodhimet e tjera si soja, mishi i derrit, viçi, frutat, perimet dhe produktet e qumështit, të cilat hyjnë në fuqi më 10 mars.
Ministria e Tregtisë e Kinës ka shtuar gjithashtu 10 firma amerikane në të ashtuquajturën “lista e subjekteve jo të besueshme” dhe 15 entitete amerikane në listën e kontrollit të eksporteve, e cila do të hyjë në fuqi nga sot.

