Aktualitet
Shqiptarët ‘braktisin’ euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar. Krahasuar me një vit më parë, pesha e kredisë në valutë të huaj ka rënë me pothuajse dy pikë përqindje.
Gjatë kësaj periudhe, kreditë në valutë shënuan rritje, por rritja në tepricën e përgjithshme të kredisë ishte disi më e lartë si pasojë e rritjes më të shpejtë të kredisë në lek. Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie për nëntë nga 11 banka të sektorit. Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit.
Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit ku kreditë në euro zënë rreth 93% ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës së saj ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të dhjetorit 2024, këto kredi shënuan 22.83% të kredive në valutë, ose 10.7% të totalit të kredisë.

