Kronike
Pjesë e një organizate kriminale në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali

Një 33-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e shtetit për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale në Milano.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Akuzohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale, arrestohet në Laç, 33-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit solid dhe intensiv, me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.

