Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë lidhur me largimin e Vasil Sterjovskit, liderit të Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), nga koalicioni me PD për t’iu bashkuar listave të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nga gazetarët para selisë blu, Berisha dha një koment të shkurtër dhe të prerë mbi këtë zhvillim politik:
“Sa i vjetër është njeriu, po aq e vjetër është edhe tradhtia. Nuk ke ç’i bën”, u shpreh ai.
Lëvizja e Sterjovskit, e cila u bë vetëm disa orë para afatit të fundit për dorëzimin e listave zgjedhore ka shkaktuar habi, ndërsa ai vetë e ka justifikuar vendimin me mungesën e mundësisë për të kandiduar në listat e PD-së.