Connect with us

Politike

U tërhoq nga gara, Ori Nebijaj: Kontributin tim do ta jap në fushatë, ka emra të vjetër në lista

Deputetja demokrate Ori Nebijaj tha  se do që kontributin ta japë në fushatë në këto zgjedhje. Edhe pse u fut në listën e PD, ajo njoftoi më pas largimin nga gara për kandidatë në zgjedhje.

Nebiaj: Në gjithë situatën që ndodhi në këto vite eksperienca nuk ishte shumë e mirë, desha që t’i shkoja deri në fund nuk pendohem, vendimi për të marrë pjesë në primare edhe pse ndodhi limit në kokë ishte për të treguar se nuk i trembem sfidave, lista e Tiranës dhe propozimi për të qenë në Fier, do të ishte më e lehtë që kontributin tim ta jepja në fushatë, prandaj më sheh edhe kaq rehat. Unë thash që vendos që mos të jem në listë si kandidate, të gjithë të marrin kohë dhe t’ja lënë kohës. Ka emra që unë i konsideroj të vjetër dhe prandaj e bëj si ironi që unë si e vjetër po i hap rrugën të rinjve.

Advertisement