Politike
Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në PD dhe qëndrimet e saj. Gjatë intervistës, ajo u shpreh se vendimet që u morën gjatë opozitës 2013-2021, kanë qenë vendime më të tmerrshme. Megjithatë ajo u shpreh se gjithmonë nga besuar në vlerat dhe ka ndjekur rrugën e duhur. Po ashtu shtoi se një vend që nuk ka më opozitë, nuk është pluralist.
“Mua më duket sikur nuk kam ikur asnjëherë në kuptimin e asaj që kam besuar dhe vlerave që kam ndjekur. Më vjen mirë që koha më ka dhënë të drejtë. Sigurisht që në të tilla raste merr kosto, por një kosto që unë nuk e ka llogaritur fort.
Por kam vazhduar të jem aktive, edhe pse në katër vitet e fundit nuk jam shfaqur shumë në media, por kam punuar në strukturat e PD në qarqe të ndryshme, dhe me qëndrime kam qenë përherë në momente të caktuara sepse e kam ndjerë dhe kam besuar se duhet të them atë që unë mendoj se është e vërteta”, tha ajo.

