Kronike
Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Policia bën të ditur se i mituri i arrestuar ka goditur më thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 16 mars në rrugën “Besëlidhja”. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
– arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

