Kronike
Tragjedia me shumë pikëpyetje/ Vrasja e Martin Canit, reagon shoku që mbeti i plagosur

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.
Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.
Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.
“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

