Pinknews
‘BBV Kosova ishte një mashtrim’/ Gjesti bën deklaratën BEFASUESE për eliminimin e tij

Këngëtari dhe konkurrenti aktual i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë disa deklarata befasuese gjatë një bisede me Rozana Radin në oborrin e shtëpisë.
Teksa po diskutonin për eksperiencat e tij në reality show, Rozana e provokoi duke e pyetur se përse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova. Përgjigjja e tij ishte e papritur: “Ka qenë hile”.
Duke vënë re tensionin e krijuar nga deklarata e tij, ai shtoi më tej për të zbutur situatën: “Ju mendoni se ka qenë hile, kur të dalim jashtë të tregoj, mos më detyro të flas”.
Gjesti e nisi rrugëtimin e tij në tetor të vitit të kaluar si konkurrent në Big Brother VIP Kosova.
Pas eliminimit të tij nga ky spektakël, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku po vazhdon të jetë një ndër konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar për dinamikat që krijon brenda shtëpisë.

