Connect with us

Politike

5 ditë pas zgjedhjeve, gjithë Europa mblidhet në Sheshin Skënderbej

Mbledhja e Komunitetit Politik Europian do të mbahet në 16 maj, në Sheshin Skëndërbej në Tiranë.

Lajmi për këtë Samit u bë i ditur në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri britanik Keir Starmer. Ai e njoftoi këtë lajm në konferencën përmbyllëse të takimit të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Pallatin Blenheim vitin e kaluar.

Menjëherë pasi Starmer ndau lajmin, kryeministri Edi Rama tha se ky është një tjetër fakt i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku më parë sipas tij, ne shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ndërsa sot jemi stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkroi Rama atëherë në rrjetet sociale.

Komuniteti Politik Europian do të mblidhet te Sheshi Skënderbej

Komuniteti Politik Europian do të mblidhet te Sheshi Skënderbej

Advertisement