Connect with us

Politike

“Klosi nuk ka lidhje me Dibrën, ka dosje të hapur”, Xhelal Mziu: Malaj i ka dhënë vëllait të tij miliona euro tendera

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka ngritur akuza të rënda për kandidatët e PS në këtë qark. Për drejtuesin e qarkut Blendi Klosin ai tha se “nuk ka asnjë lidhje me Dibrën dhe se i përket nomeklaturës së diktaturës pasi i ati i tij ka qenë një nga eksponent e atij regjimi. Ai ka një dojse të hapur për shkak të keqpërdorimit të bandave kriminale në tjetërsimin e votave”.

Duke vijuar me kandidatin Petrit Malaj, Mziu e akuzoi atë se ka përfituar shumë tendera jo vetëm në Dibër por edhe në gjithë Shqipërinë.

“Mjafton rasti i Agron Malajt që është eksponent i 21 janarit. Së dyti duhet të themi që ka dosjen 184 të hapur, është një person – zgjatim i dosjes 5D të Erjon Velisë dhe 5B të Belinda Ballukut. Gjithë tenderat e bashkisë së Burrelit ja ka dhënë vëllait të tij. Ndërkohë firma e tij ose e vëllait të tij ka marrë tendera miliona euro jo vetëm në gjithë qarkun e Dibrës por në gjithë Shqipërinë, ka disa resorte.  Faktet për këto janë në SPAK. Ai ka  ikur nga Bashkia që të mos procedohet në detyrë dhe të shpëtojë, por vendi i tij nuk është parlamenti”, tha Mziu për Breaking.

 

Advertisement