Politike
Të majtët prapa hekurave/ Rama ka dy fjalë: Edhe për socialistët në burg ndihem kryelartë

Edi Rama: Altin Dumani është një prokuror me integritet dhe kurajoz. Meriton të gjithë respektin dhe solidaritetin për të gjitha ato sulmet që i bëjnë. Por, çështja është që Dumani nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vite. Ishte në Tiranë dhe prej vitesh punonte prokuror. Si ka mundësi që ne nuk e dinim që ekziston një person me këtë emër. Që ky person i ndershëm në gjitha ato vite në Prokurori nuk ka thirrur një njeri me pushtet ta marrë në pyetje. Si ka mundësi që e gjithë struktura atje e bën këtë gjë sot. Çfarë e ka bërë këtë dallim. Puna ishte se që nga 1912 kur është krijuar shtetit shqiptar, nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një person i pushtetshëm të përgjigjej para prokurorëve të pavarur. Kishte ndodhur të pushkatoheshin pa gjyq.
Madje, këtu në këtë vend para 10-12-14 vitesh ka ndodhur që i pari i vendit të bëjë sehir, ka bërë më shumë se sehir në vrasjen e protestuesve para dritares së vetë. Kur prokurori i përgjithshëm, që ishte një grua, ka tentuar t’i çojë fletëthirrje tre drejtuesve të policisë, ai doli dhe tha ajo është një lavire dhe nuk lejoi që drejtësia t’i merrte në pyetje. A e imagjinoni ju këtë sot? Ka ndryshuar diçka thelbësore, ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar drejtimi. Prandaj thotë populli vendi po shkon në drejtimin e duhur, kur e pyet ai sondazhisti i Trump.
Prandaj ne morëm vendimin që punët e drejtësisë t’ia linim drejtësisë. Na duhet një drejtësi e çliruar nga politika që të godasë majtas dhe djathtas. Për kë e kisha majtas unë? Për stamodumon? Jo vetëm që unë nuk kam asnjë kompleks kur këta çyryk përpiqen të manipulojnë popullin që gjysma e qeverisë është në burg, edhe sikur të ishte gjysma do ishte arsye për t’u ndier i turpëruar apo për t’u ndjerë kryelartë para jush, para pop kur thosha më jepni timonin që të lejoj të tjerët të bëjnë drejtësi!

