Aktualitet
Dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, gjenden disa granata dore

Disa granata dore janë gjetur në një fshat të Tiranës ditën e sotme. Sipas informacioneve, granatat janë gjendur në një tokë në pronësi të një personi me iniciale B.H.
Ndërkohë granatat janë gjetur në fshatin Priskë, dhe dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu bëhet me dije se u njoftuan Forcat Xheniere, për kryerjen e veprimeve.

