Connect with us

Kronike

Aksident në Memaliaj/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 71-vjeçari

Një 71-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë dalja nga rruga e motomjetit që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, duke shkaktuar vdekjen e tij menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement