Connect with us

Kronike

Të shtënat pas një konflikti në Laç, 4 të plagosurit nisen drejt Tiranës, mes të plagosurve një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka qenë pjesë e konfliktit. Ajo është një grua e cila është ndodhur rastësisht në vendngjarje

Sipas informacioneve paraparake, e plagosura është shitëse ambulante, ndërkohë që të gjithë të plagosurit janë transportuar  drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

Advertisement