Connect with us

Kosova

Tre muaj krizë/ Kurti dhe Gërvalla, aktorët që i vunë minat modelit të Kosovës

Analisti Ben Andoni, duke komentuar situaten post zgjedhore ne Kosove shkruan se “Po mbushet muaji i tretë, qe nga 9 shkurti kur u realizuan zgjedhjet në Kosovë, ndërsa vendi nuk ka konstituar ende strukturat”.

“Patjetër që do të ketë zgjidhje në ditët në vazhdim: pazari dhe blerja e deputetëve është mundësia e parë; e dyta janë zgjedhjet e parakohshme, por asnjëra nuk e bën Kosovën më të qetë dhe më demokratike.

Sido që të ndodhi, Kosova humbi një nga atributet më të mëdha morale, të cilat i shpaloste edhe me mburrje para vendeve të tjera, për mënyrën e zgjedhjeve dhe demokracinë.

Modeli i Kosovës tashmë me pak gjasë mund të përmendet si më parë apo te tunden si flamur,(përveç pushtetarëve si Albin Kurti apo Donika Gërvalla, që la aq shumë për të dëshiruar si ministre), po do mbetet në manuale për mënyrën sesi respektohet shteti dhe ligjet e tij, nga vetë ata që i kanë hartuar.

Në Shqipëri militantët pro Kurti do të arratisen në hapësira ku bjerrja e ligjit u jep mundësi të argumentojnë të pamundurën në favor të interesave të një shpure politike, e cila e drobiti kaq shumë Kosovën. Dhe, jo vetëm në këtë zgjatje tre mujore, por në narrativa, që do kërkojnë vite t’u kthehen arsyeve” – ka theksuar Ben Andoni.

Advertisement