Connect with us

Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Italia sjell në pranga ish-gjyqtarin e futbollit Davide Pecorelli

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli, që u akuzua për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë.
Ai u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “mashtrimi”, “dhunimi i varreve”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Advertisement