Politike
Do të udhëtojë drejt SHBA? Berisha thyen heshtjen: Falënderoj Rubion dhe Trump

Berisha: Berisha: DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij Soros dhe Blinken, ky vendim i një rëndësie të madhe shkëputjesh dhe mospranimi të vendimeve politizuese të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit të Ramës dhe Soros të ndëshkojë opozitën konservatore përfunduan njësoj aty ku e kanë vendin,
Falënderoj Rubion, Trump për këto qëndrime të rëndësishme kundër vendimeve të ekstremit të majtë, të forcave antidemokratike të majta në Shqipëri dhe botë. Ky vendim është një shpërblim i madh për ata demokratë që në kushtet më të pazakonta qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën e cila vonon por nuk harron.
A do të udhëtoni drejt SHBA?
Berisha: Unë vendimin e DASH e mora vesh mbrëmë, nuk besoj se do të udhëtoj këto ditë, se janë ditët e kulmit të fushatës. Përsëri ky vendim nuk humbet vlerë, është i çmuar.
A keni marrë përgjigje nga DASH?
Berisha: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga DASH.
A ju është hequr non grata?
Berisha: Non grata është konsideruar vendim politik, është dënim kur shqyrtohet, por është shpallur vendim i politizuar i administratës Biden.
NE PERDITESIM…

