Politike
I kërkoi një qytetari votën në derën e shtëpise/ Përfundon në Prokurori kandidati i PD në Lezhë

Një kallëzim është bërë për kandidatin e PD në Lezhë, Gjin Gjoni. Sipas Policisë, ndaj Gjin Gjonit është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
Policia ka kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.”- thuhet në njoftim.

