Connect with us

Politike

Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën: Jemi të lodhur! Balluku e pranishme, KQZ: Do vijojë puna

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Sipas deputetit Luan Baci, tërheqja e komisionerëve ka ardhur si pasojë e lodhjes së numëruesve dhe pas riorganizimit. Ata do të rikthehen mëngjesin e ditës së nesërme. Përkatësisht ndërprerja është kërkuar në tre qendra për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.

“Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues,’-u shpreh nënkryetarja e KZAZ, Enkelejda Veliu

Ky vendim nuk është mirëpritur nga numëruesit e PS të cilët duan që të vijoi numërimi, ndërsa e pranishme në qendër është edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku. Në lidhje me situatën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që procesi mos ndërpritet dhe të vijojë numërimi KQZ në orën 14:00, me 1 numërues nga PS dhe 1 nga PSD

Advertisement