Connect with us

Aktualitet

Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot te ‘Shkalla e Tujanit’.

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajm në përditësim…

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’. Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 23-vjeç dhe pasagjeri 18-vjeç.

“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, informoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Advertisement