Connect with us

Politike

Meta humbi betejën për të qenë në Kuvend/ Berisha i ashpër: Atij i është bërë lufta më e egër nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot projeksionet zgjedhore që e nxjerrin jashtë Parlamentit liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, Berisha mbrojti Metën duke e cilësuar “viktimë të terrorit politik” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e drejtësisë si mjet për të goditur kundërshtarët politikë.

“Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik,” u shpreh Berisha.

 

 

Në të njëjtën dalje për shtyp, kreu i PD vlerësoi listën e hapur të partisë që ai drejton, duke e cilësuar atë si një mundësi reale për përfaqësim dinjitoz në Kuvend.

“Lista e hapur e PD kishte kandidatura të shkëlqyera, burra e gra me CV të admirueshme. E them me bindje të plotë,” tha Berisha.

Advertisement