Connect with us

Shkrime

Ylli Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm se iu kemi paralajmëruar

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë.

Ai thotë se i ka paralajmëruar për këtë gjë para zgjedhjeve, por Partia Demokratike e pranoi si fakt me ligj, që mund të votohej edhe familjarisht.

“Jo mor jo!

Paska patur votim familjar në diasporë ëëë?!

Nx nx nx nx nx nx…

Si ka mundësi pra!?

Si na ndodhi kështu!

Ne e lejuam me ligj këtë mënyrë votimi, çudi si ka mundësi që emigrantët zbatuan ligjin…

****

Qesharakë komplet jeni.

Rrini ore squk aty nëse s’keni kurajo të thoni që e menderosëm këtë punë!

E mos na thoni se s’ua kemi thënë. Me ulerima madje, sa në një studio televizioni e sa në një tjetër. Në FB po e po.  Po harxhuam frymë e fjalë kot…”, shkruan Manjani.

Advertisement