Politike
Riatdhesimi i 24 mijë shqiptarëve/ Kryeministri britanik: Duam që emigrantët të mos vijnë ilegalisht

Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer tha se partneriteti me Shqipërinë ka bërë përpjekje domethënëse për uljen emigrantëve të paligjshëm. Ai tha se Britania kërkon që të shtojë numrin e qendrave të emigrantëve të paligjshëm, për shkak se numri i tyre i është i lartë, siç thotë ai,si pasojë e një eksperimenti të qeverisë paraardhëse britanike.
“Ajo që dëshiroj të arrij është që të shtoj këto qendra dërgimi. Ndërsa sa u takon azilantëve duhet të jemi shumë qartë, për shkak se qeveria e mëparshme në Britani ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapur, as i merrnin dhe as i kthenin dhe u shtua numri i tyre. Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme. Kemi përveshur mëngët dhe tashmë kemi 24 mijë persona që janë kthyer”, tha Starmer.

