Bota
Uragani Iota godet Amerikën Qëndrore… 28 persona viktima
Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur nga uragani Iota që ka përfshire Amerikën Qendrore. Mediat e huaja bëjnë te ditur se mes viktimave janë edhe fëmijë, pasi dheu që ka rrëshqit u ka rënë sipër.
Ndërkohë mijëra qytetarë janë ende të izoluar, pasi situata në vend është shumë e rëndë. Mësohet se nga 28 të vdekur 14 janë regjistruar në Nikaragua, gjashtë persona në Honduras, një në Panama, një në El Salvador dhe dy persona të tjerë në Karaibe.
Ndërkohë mësohet se në qytetet e Amerikës rreth 40,000 njerëz janë zhvendosur në strehimore, por të tjerët kanë mbetur të bllokuar afër kufirit me Nikaragua.