Connect with us

Politike

Macron nga Tirana: Vendi juaj në BE, do jemi krah jush për t’iu shoqëruar në realizimin e reforma

Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë. Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Macron nga Tirana: Vendi juaj në BE, do jemi krah jush për t’iu shoqëruar në realizimin e reforma

1747467738_macroon.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendi i Shqipërisë është në BE.

Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Fal për mikpritjen dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.

Macron nga Tirana: Rusia po injoron kërkesat amerikane për armëpushim dhe takime me Ukrainën! Trump duhet të reagojë përballë cinizmit të Putin

1747467738_macroon.jpg

Macron u pyet edhe për zhvillimet e fundit Rusi-Ukrainë.

“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke riangazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”

Advertisement