Connect with us

Politike

A do të japë dorëheqjen Berisha pas humbjes së zgjedhjeve? Topalli zbulon planin e kreut të opozitës

Gjatë protestës së opozitës të zhvilluar në Tiranë ditën e djeshme, paralelisht me Samitin e Komunitetit Politik Evropian, e pranishme ishte edhe drejtuesja politike për Disaporën, Jozefina Topalli.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton një rezultat të 2001 kur ishte fenomeni i Durrësit, ku nga një zonë kanë dalë 12 deputetë dhe kujtoj se pas kësaj njerëzit ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është për të mos marrë vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si për jetën ashtu edhe për politikën”, tha Topalli.

E pyetur nëse do të respektohet neni në statutin e PD që përcakton se kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast humbjesh në zgjedhje. Topalli tha se në gjendjen ku ndodhen nuk duhen marrë vendime të nxituara politike.

“Përpara se të bënit këtë pyetje ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh në një moment kur të jesh më i qetë për të mos gabuar.”-u përgjigj Topalli.

Advertisement