Kronike
U vetëplagos me armë te “Komuna e Parisit”, arrestohet 28 vjeçari dhe dy të tjerë

Pas njoftimit se në orën 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim një i person i plagosur në këmbë me armë zjarri, Policia nisi hetimet dhe në përfundim të tyre arrestuan tre persona. Mes tyre edhe 28-vjeçari, Kristjan Kaçori, i cili rezulton se është vetëplagosur aksidentalisht në një lokal në “Komunën e Parisit” në Tiranë.
Në pranga ranë, Kristjan Kacori, 28 vjeç, Airold Cami, 33 vjeç dhe Arnold Malci, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.
Aktualisht, 28-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Airold Cami dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi Arnold Malci (kamarieri i lokalit) ka pastruar vendin e ngjarjes.
“U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari. Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim,një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit: K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M(kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

