Connect with us

Politike

Mori 3 mandate në zgjedhjet parlamentare, Tom Doshi: Do të punojmë pa u lodhur

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatev në zgjedhjet parlamentare ku forca e tij politike mori 3 mandate. Doshi falenderon votuesit e tij dhe thekson se do të punojmë pa u lodhur e pa u ndalur për ta bërë realitet kontratën e tyre me ta.

Ai falenderon në veçanti votuesve e tij në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Doshi thotë se besnikeria që kanë ndaj njëri-tjetrit është po aq e palëkundur sa dashuria për familjen e besimi në Zot.

POSTIMI:

Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju.

Pavarësisht tan sfidave ne ia dolëm, ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme të cilët do jenë zëri juaj në Parlament!

Partia Socialdemokrate dhe unë do punojmë pa u lodhun e pa u ndalun për ta bërë realitet kontratën tonë socialdemokrate, kontratën tonë me votuesit, me shtresat në nevojë, me njerëzit e vujtun, me ata që kanë nevojë të dëgjohen e të përkrahen!
Një falenderim i veçantë i shkon votuesve të mi besnikë në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Besnikeria që kemi ndaj njani tjetrit asht po aq e palëkundun sa dashuria për familjen e besimi në Zot.

Shkodra, Malësia e Madhe, veriu do jenë tan jetën shtëpia jeme. E gjithë Shqipëria ashtë shtëpia jonë, ku socialdemokratët kanë gjetun jo vetëm përkrahje por kanë marrë respektin që meritojnë.

Misioni vazhdon!
I juaji,
Tom Doshi

Advertisement