Connect with us

Politike

Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

Sali Berisha sulmon nga SPAK, Altin Dumanin, duke e quajtur shërbëtor të shpifur të Ulsi manjës dhe Arben Rakipit. Berisha tha se Dumani qëndron në krye të amastisë së krimit elektoral

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetarë padi.

Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha

Edhe diaspora ‘shpërbleu’ PS, Berisha: Emigrantët votuan për PD, por rezultati u manipulua si në Korenë e Veriut

1747643402_saliberisha.jpg“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. Ata që menduan se mund të dalin diasporës të tipit Kore e Veriut do të marrin përgjigje eksemplare.”, tha Berisha.Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente, Gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë

1747642619_saliberisha.jpg“Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo është deklarata që i lashë kreut të SKAP. Kreu i gjykatës speciale, pseudo gjykatësja me 5 mbiemra, është mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp dhe e pacipë, subjekt i ligjit ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka doëzuar motrës së beBlinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend siç kërkon formulari. A jeni dënuar me burgim jo përfundimtar? Jo thotë? A është marrë masë dëbimi nga shteti huaj? Jo thotë Irena me 5 mbiemra. Por shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente me datën 31.03.2003, ka firmosur te noteri Fejzo Behaj prokurën për vete duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt certifikata e martesës e ka 3 vjet mbrapa. Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomi, avokat me siguri që të paraqesë çdo prove të nevojshme që të marrë në dorëzim çdo akt për heqjen e  masës së dhënë. Ne të përfaqësuesit Stefan Gjoka, mashtrim me certifikatë, ajo të thoshte e dashura. Ose bashkëjetuesja, por këtu bashkëshortja, autorizoi Andon Konomi me banim në Patra, Aleksandër Ipsilandu me letër njoftim aq e kaq që të na përfaqësojë pranë ministrisë së rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër për heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në mënyrë të paligjshme. Ky dokument se ajo është dënuar nga shteti grek, se ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin dhe dëbimin. Ajo ka autorizuar, se publikisht e ka mohuar ndërkohë që ka paguar prokurë për të hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe të dënueshëm se ky. A është marrë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Jo.Unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se është e dënuar me tre muaj burg. Pra siç e shihni gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.”, tha Berisha.

 

Advertisement