Connect with us

Aktualitet

Goditja ndaj Vis Pojës/ Gjokutaj: Troplinët u shitën nga Rama, pasi i siguruan fitoren

Pas lajmit të bujshëm të kësaj të mërkure ku autoritetet italiane goditën grupin kriminal të Troplinëve, juristi Genci Gjokutaj ka ngritur akuza të forta mbi lidhjet e ngushta mes tyre dhe institucioneve në Shqipëri kreut të qeverisë, Ramën.

Gjokutaj duke përdorur termin e fortë “Narkoshtet”, e përshkruan situatën një realitet ku, sipas të cilit, shteti nuk është më i drejtuar nga ligji, por nga interesat e trafikut të drogës.

Genci Gjokutaj: Kjo shpjegohet thjesht me fjalën ‘Narkoshtet’. Pra, nuk është shteti i barkos, por narkotiku drejton shtetin. Kjo është. Edhe njëherë, deklarata e zotit Berisha që e ka bërë edhe përpara 14 prillit, e ka përmendur emrin. Llogarisni SPAK-un, i cili është marrë edhe me zgjedhjet. Këta janë të përfshirë në zgjedhje, ky është problemi. Dhe ky Dumani që sot thotë kemi bërë goditjen më të madhe ndaj narkotikut, ky ka hetuar për zgjedhjet, për vjedhjen e votave. Po votat kush i vjedh? Roja i parkingut? Këta janë. Gjithë trafiku është në funksion të zgjedhjeve. Problemi duhet parë në një rreth shumë më të madh, sepse për mua, unë i besoj kryeministrit Rama kur thonë ‘ne jemi protektorati italian’. Si ka mundësi protektori, nuk është në dijeni të vonesës së vendimeve që vetë i ka lëshuar prokuroria e atij shteti. Problemi është tek italianët, të cilët në shkurt kanë lëshuar mandatet e arrestit dhe kur lëshohet mandati i arrestit, atëherë çështja ka dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Pra ka vendosur që këta duhet të shkojnë në masa sigurimi. Tani, nga shkurti, kë do të fuste ky? Këta që merreshin me sistemim zgjedhor? Këta që i lëshojnë nëpër Shqipëri për të shantazhuar dhe për të vjedhur votat? Ka patur hall Rama. Mbaroi punë me ta, direkt sa mbaruan zgjedhjet pa u certifikuar rezultati, kanë mbaruar punë me ta. Dhe pjesa tjetër që kanë ikur, nuk ka nevojë, sepse drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë, që dje ka marrë vesh policia, nuk ka nevoja ta dekonspirojë polici këtë punë. Sepse nuk është polici ai që e mban në këmbë aferën. Është politika dhe Agjencia e saj, SPAK-u. Një prokuror, vetëm deklaratën e kreut të opozitës të dëgjojë, bëhet kurioz dhe thotë: Ore ç’janë këto emra që përmend ky dhe qenkan të përfshirë edhe përfaqësues të trafikut, por shantazhokan edhe njerëzit.
Advertisement