Connect with us

Kronike

Megaoperacion në Durrës/ Zbarkojnë RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona

Nje megaoperacion është zhvilluar në oret e para të mengjesit të kesaj të premte në Durrës.

Dhjetëra forca të policise së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime.

Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës.

Burime nga policia e Durrësit thonë se janë shoqëruar një numer i madh personash, ndërsa në oren 10.00, Drejtoria e Policise së Durrësit do të dalë në një konferencë për shtyp.

Lajmi ne perditesim

Operacion në Durrës, arrestohet Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si ‘Akili’

Arrestohet në Durrës, Xhevdet Plaku përdorte 25 identitete, u ka shpëtuar disa atentateve

Arrestohet në Durrës, në janar Xhevdet Plaku u arratis nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik drog

“Xhevdet Plaku, 45-vjeç, i shpallur në kërkim. Ky shtetas është arrestuar nga burgu i Ankonas, këtij shtetas iu gjet një armë zjarri. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Tre prej të arrestuarve kishin armë, gati për qitje”, theksoi policia në konferencën për shtyp.

Xhevdet Plaku është një ndër personat e arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e së premtes, nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit.

Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.

Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.

Policia e Shtetit po jep deklaratë lidhur me një aksion të zhvilluar brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, ku janë arrestuar disa persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo nga SPAK.

Në operacion janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë, shumica të armatosur. Një pjesë janë kapur në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit.

Janë sekuestruar shuma eurosh dhe 4 armë zjarri.

Të arrestuar:
1. Xhevdet Plaku
2. Flobens Meçja
3. Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër
4. Jugert Xhani
5. O.H. Moskallëzim krimi
6. F.Q. Moskallëzim krimi
7. A.H. Moskallëzim krimi
Advertisement