Politike
Zgjedhjet-Gonzato: Brukseli foli qartë/ Kush mendon se ka pasur parregullsi t’i raportojë te organet përkatëse

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria duhet të miratojë një reformë të re zgjedhore, që të përfshijë rekomandimet e OSBE-së, të shkuara dhe të tashme.
Në një prononcim nga Korça, ku ndodhej për një aktivitet, Gonzato tha se kjo reformë duhet bërë si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Nuk ka dalë ende raporti përfundimtar i OSBE, mendoj se Brukseli foli qartë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit ne Shqipëri. Është koha që qeveria dhe parlamenti shqiptar të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë rekomandimet e shkuara dhe të tashme.
E në fakt lidhur me rezultatin i jep një përgjegjësi më të madhe qeverisë që të ndërmarrë këtë reformë sepse i ka numrat. Është pritshmëria e shqiptarëve në qoftë se Shqipëria është drejt rrugës së BE.
Në raport me plotësimin e standardeve, ka një raport të OSBE i cili jep përfundimin. I ka njohur në standarde por citon dhe përdorimin e burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar. Dua të përgëzoj Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK.
Secila parti që ndihet e vjedhur të raportojë në organet gjyqësore. Megjithatë, uroj që të dyja partitë të punojë drejt drejtimit të BE”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

