Connect with us

Politike

“Hale me m*t”/ Denoncimi i Korreshit: Ujërat e zeza në Lushnje shkojnë për vaditje

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për një situatë ndotjeje në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, duke publikuar pamje të një kanali ku, sipas tij, derdhen ujëra të zeza.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Korreshi pretendon se ujërat e ndotura të zonës përfundojnë në kanale vaditëse, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e produkteve bujqësore dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e qytetarëve.

Deputeti demokrat ka akuzuar pushtetin vendor për mungesë reagimi dhe ka kërkuar vëmendje ndaj problematikës, duke u shprehur se qytetarëve nuk u paraqitet situata reale në terren.

“Hale dhe vetëm hale sikur të ishte në Bangladesh. Shikoni se ku derdhen ujërat e zeza të Lushnjës e shkojnë për vaditje. Turp”, shkroi Korreshi krahas videos së publikuar.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet vendore lidhur me akuzat e ngritura nga deputeti demokrat.

Advertisement