Bota
Itali/ Dro”gë me vlerë 14 milionë euro në banesë, arrestohet shqiptari! Sekusetrohen 126 kg kok”ainë

Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Brescia, duke sekuestruar kokainë me vlerë 14 milionë euro në banesën e një shqiptari në Itali.
Shqiptari, i cili kishte rolin e kujdestarit të banesës ku magazinohej kokaina, ishte mbikëqyrur për një kohë të gjatë nga autoritetet dhe u vu në pranga në momentin që po hynte në shtëpi me dy çanta me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit, iu gjetën 109 blloqe kokaine, me një peshë totale prej mbi 126 kilogramësh. Gjithashtu u sekuestruan materiale për paketimin e drogës dhe para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruan Rai News.

