Aktualitet
A është shpallur Benet Beci i pandehur nga SPAK?

Sipas NOA
Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci, është shpallur zyrtarisht i pandehur nga SPAK rreth tri javë para zgjedhjeve të 2023, por ky zhvillim është mbajtur i fshehtë nga opinioni publik deri më sot. Sipas një dokumenti zyrtar, procedura e ngritjes së akuzës ndaj Becit është kryer në mes të muajit prill, ndërsa në të njëjtën çështje janë përfshirë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë:
Jonid Kazani
Edlira Mitrushi
Yllka Nishku
Rudin Gjoni
Adela Ruko
Premtim Dauti
Ata akuzohen për veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Nga dokumentacioni rezulton se hetimet janë fokusuar në një tender të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), më 18 dhjetor 2019, me objektin: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me një fond limit prej 69.5 milionë lekësh.
SPAK dyshon se në këtë procedurë janë konsumuar elementë penalë që cënojnë konkurrencën e lirë dhe barazinë mes operatorëve ekonomikë.
Benet Beci ka qenë më herët drejtor i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it. Në vitin 2021, ai kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.
VENDIM PËR ZGJATJEN E AFATIT TË HETIMEVE
Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,
KONSTATOVA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).
Nga aktet e administruara ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.
2. Autoriteti Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.
Gjithashtu edhe Syri.Net shkruan_ –
SPAK mbajti të fshehtë rastin e Becit/ Spahia: Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë e krimit
Postimi i Spahisë: Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i rradhës: mish beci. Me sa duket Benet Beci paska qënë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit.

