Bota
Sulmet e SHBA, Pentagoni deklaratë zyrtare: Ishte një sukses i jashtëzakonshëm! Shkatërruam programin bërthamor iranian

Zyrtarë të lartë amerikanë do të mbajnë një konferencë për shtyp në Pentagon pas sulmit ndaj objekteve kryesore bërthamore iraniane të dielën në mëngjes.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e hap konferencën për shtyp duke thënë se forcat amerikane kryen një sulm preciz në mes të natës kundër tre objekteve bërthamore në Iran.
“Qëllimi ishte të shkatërrohej ose të dëmtohej rëndë programi bërthamor i Iranit. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Ne e shkatërruam programin bërthamor iranian”, deklaron ai.

