Bota
Irani sulmon Izraelin pas shpalljes së marrëveshjes, 7 të vrarë/ Trump: Mos e shkelni armëpushimin

Hyn në fuqi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit, i njoftuar mbrëmjen e së hënës nga presidenti amerikan Donald Trump. Teherani dhe Trump konfirmuan hyrjen në fuqi të armëpushimit. “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë”, shkroi Trump në Truth Social.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me qeverinë e Teheranit, raportoi se “pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale.”
Pavarësisht njoftimit të Iranit se armëpushimi ka hyrë në fuqi, alarme të reja u ngritën në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Trump njoftoi përmes Truth Social se ishte rënë dakord për një armëpushim “total” midis Iranit dhe Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit të tyre aktual. Njoftimi erdhi disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore; Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se qytetarët e saj tani mund të largohen nga zonat e mbrojtura, duke sinjalizuar fundin e kërcënimeve me raketa iraniane.

