Connect with us

Aktualitet

“Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit”, Ervin Salianji ka dy fjalë për Metën dhe Berishën

Pas dhjetë muaj vuajtje dënimi në burgun e Fierit, Ervin Salianji në ditën e parë të lirisë, shprehet mirënjohës për drejtuesit e lartë të PD, kolegë deputetë dhe simpatizantë të cilët sot e kanë pritur dhe shoqëruar gjatë gjithë rrugës së kthimit nga burgu i Fierit deri në selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës për media, Salianji veçoi liderin e PD Sali Berisha, presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta që ndodhet aktualisht në burg, duke mos harruar kolegët e tij, vecanërisht deputetët e qarkut Fier që e pritën para hyrjes së godinës së burgut.

“Kam patur mijëra mesazhe dhe kam patur komunikim rrugës për Tiranë dhe me zotin Berisha dhe drejtues të lartë të PD.

 

 

Para ders së burgut kisha deputetët e Fierit, Saimir Korreshin e përqafova tek rrethrrotullimi i Kolonjës. Falënderoj Berishën dhe Metën, drejtuesit e PD e partive të tjera, do të gjej mundësinë për ti takuar e biseduar me ta. Ato parti që nuk hynë dot në parlament”, tha Salianji.

Advertisement