Connect with us

Kronike

Aksident i RËNDË në autostradën Tiranë- Durrës! I riu përplas për vdekje 66-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatës natës në autostradën Tiranë-Durrës.
Një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një 66-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement