Connect with us

Aktualitet

“Ku të shkojë më keq”/ Banori në Theth përlotet pranë përkujtimores së të motrës: Më ka ndihmuar

Banori me aftësi të kufizuara në Theth Bekim Koçeku ka vijuar dhe ditën e sotme protestën e tij, përballë fadromave të IKMT-së, që duan të pishin shtëpitë që ai ka ndërtuar me ndihmën e motrës së tij. Në një moment prekës, Koçeku ka shkuar me karrocën me rrota, pranë përkujtimores së të motrës dhe ka treguar se ka qenë ajo që e ndihmoi për t’i ngritur shtëpizat për turistët në Theth.

“Përkujtim i motrës time, ka sakrifica, gjak dhe gjithçka për mua. Më ka ndihmuar mua dhe me thanë ndërto ndërto pa beton e pa gjë. Ka mbledhur ndihma dhe fonde, ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar me ndërtuar. Akoma se ka bërë vitin, 5-6 muaj. Ku të shkojë më keq,“ tha ai.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

Advertisement