Connect with us

Bota

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Të paktën 22 persona humbën jetën të enjten nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë një burrë dhe një grua që u vranë në një sulm ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, një vend që Papa i ndjerë Françesku e përmendte shpesh në mesazhet e tij.

Sipas Patriarkanës Latine të Jeruzalemit, sulmi ishte “i dukshëm” nga ushtria izraelite dhe shkaktoi plagosjen e disa personave të tjerë, përfshirë priftin argjentinas Gabriele Romanelli, i cili ishte në kontakt të rregullt me Papën për situatën në Gaza. Ai mori lëndime të lehta dhe u trajtua në Spitalin Al-Ahly.

Fotot e publikuara nga kisha tregonin dëmtime në çati dhe thyerje të dritareve. “Lutemi për shpirtin e viktimave dhe për një fund të këtij konflikti barbar. Asgjë nuk justifikon sulmet ndaj civilëve të pafajshëm,” thuhej në deklaratën e kishës.

Ndërkohë, Izraeli vazhdon ofensivën ndaj Hamasit, edhe pse bisedimet për armëpushim po zhvillohen në Doha. Një zyrtar amerikan tha se bisedimet po përparojnë, por përfaqësuesit e Hamasit deklaruan se nuk ka pasur ndonjë përparim konkret.

Në Jabalia, në veri të Gazës, një burrë, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre u vranë nga një tjetër sulm ajror. Tetë burra që kishin marrë përgjegjësinë për të mbrojtur kamionët me ndihma humanitare po ashtu humbën jetën në veri. Të tjera sulme vranë tre persona në Gaza qendrore dhe katër të tjerë në Zeitoun, lindje të qytetit të Gazës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi sulmet duke i quajtur “të papranueshme” dhe tha se “asnjë veprim ushtarak nuk e justifikon një sjellje të tillë”. 

Advertisement