Connect with us

Rajon

Kampioni botëror i tenistit, Novak Djokovic vihet në krye të protestave në Serbi

Strategji e re kundër Vuçiç në Serbi, analisti: Në tavolinë emri i Novak Djokovic

Analisti Ben Andoni komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, ku sipas tij, po tentohet një qasje e re politike pas dështimit për ta rrëzuar Aleksandar Vuçiç me protesta.

Ndërsa protestat në rrugët e Serbisë janë zbehur, Andoni tha se kundërshtarët e presidentit Vuçiç po shqyrtojnë mundësinë që kjo lëvizje të transformohet në një alternativë të mirëfilltë politike.

Ai tha se tashmë ka nisur të qarkullojë një listë me emra personazhesh publike me integritet, ku bie në sy emri i tenistit të njohur, Novak Djokovic.

“Ne po shohim se në Serbi kërkohet modernizimi dhe modernizimi me Vuçiç nuk shkojnë bashkë. Kjo lëvizje kundër Vuçiç ka filluar të kristalizojë një lloj logjike dhe kanë filluar të mendojnë sesi mund të kthehet në një lëvizje politike. Në skenë është dekani Djokiç, pastaj janë disa personazhe të jetës publike me statura jo shumë të mëdha, por që janë statura dinjitoze. Çuditërisht në kohët e fundit ka dalë kandidatura e Djokovic-it. Madje në orët e fundit ka pasur diçka interesante, ku thuhet që nëse Djokovic do fitonte Wimbledon-in, atëherë ishte menduar e gjithë pjesa e protestës të zhvendosej në një realitet të ri, në pritje të një daljeje të tij dhe me këtë rast vendosjen e emrit të tij si emrin primar në një listë e cila po merr jetë”, tha Andoni.

Advertisement