Connect with us

Kosova

Tronditje në drejtësi/ Rikthehet në rigjykim rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut, policët të dyshuar për vrasjen

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat polciore në qytetin e Lipjanit, më 7 korrik.

“Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, është thënë në një komunikatë për media, të lëshuar të hënën nga Gjykata e Apelit. /rel

Advertisement