Kronike
SPAK goditje në mes të natës/ Prangosen Ermir Ndrejaj dhe vëllezërit Hoxhosman

Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e Ermir Ndrejajt. Ndrejaj u prangos ditën e sotme pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Mësohet se kontrolli ka ndodhur sot rreth orës 20:00.
Siç shihet edhe nga pamjet disa makina të policisë janë filmuar në kompleksin ku janë zhvilluar kontrollet në banesë. Në lidhje me këtë aksion që është zhvilluar sot janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman.

