Kronike
I njohur si “Liçja”/ Çfarë dëshmoi Erjon Alibej që solli arrestimin e “mikut” të tij: Ai është gjallë, njerëzit e mi janë vrarë

lir Lloshi është personi i katërt i cili u prangos mbrëmjen e djeshme pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Nga aksioni janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Pas arrestimit të Ermir Ndrejajt policia ka zhvilluar një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e tij. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.
Gjithashtu të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej i është komunikuar akuzë e re në burg. Por teksa kthehemi pas në kohë emri i Ilir Lloshit u zbuluar fillimisht nga Alibej. Gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ai u shpreh se Lloshi njihet si “Liçja”.
Gjatë dëshmisë së tij Alibej po tregonte lidhjet e vëllait të tij me Çopjat. Ai zbuloi disa përplasje ndërsa Lloshi mësohet se ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çapja si personi që ka patur sasinë e mallit e më pasi po ai e humbi.
“Ne me vëllezërit Çopja kemi pasur lidhje dhe vëllai im Endriti shoqërohej me ta. Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.
Ngjarje e cila është hetuar nga policia e Elbasanit, midis vëllezërve Çopja dhe një personi të quajtur Ervis. Endriti nga grupi tjetër i Ervisit, njërin nga vëllezërit e tij e kishte shumë shok. Njëri nga ato persona i ka kërkuar Endritit para borxh, diku te 30 mijë euro. Në momentin që familja Çopja e mori vesh nuk i erdhi mirë dhe filloi të fliste që Endriti nuk bëri mirë që ua kishte dhënë paratë. Kam dëgjuar se familja Çopja ka qenë ortake me një anglez.
Ato e kanë bërë vetë lojën që t’i merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia. Nëpërmjet një personi, ‘Liçja’ që çuan tek anglezi me pretendimin që ky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi. Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat. Unë shtroj pyetjen si ka mundësi që Liçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës,” u shpreh Alibej gjatë dëshmisë së tij.

