Connect with us

Rajon

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Gjashtë persona janë arrestuar këtë të premte në Serbia në lidhje me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Në mesin e të arrestuar është edhe Tomislav Momiroviç, ish-ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës për periudhën 2020-2022. Momiroviçi u arrestua në aeroportin e Beogradit pak para se të nisej me avion drejt jashtme, raportojnë mediat serbe.

Policia ka tentuar të arrestojë edhe një ish-ministër tjetër, Goran Vesiç, por ai nuk është gjetur në shtëpi. Sipas njoftimeve të fundit, Vesiçi u transportua urgjentisht mbrëmë në spital ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Vesiç ka mbajtur postin e ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës nga viti 2022 deri në mes të nëntorit 2024, kur dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor.

Janë arrestuar gjithashtu edhe zv.ministrja e të njëjtit dikaster, si dhe disa zyrtarë të kompanive që ishin të përfshirë në rindërtimin dhe rikualifikimin e stacionit hekurudhor.

Tragjedia ndodhi vetëm tre muaj pas përfundimit të punimeve të rindërtimit të stacionit. Pas kësaj tragjedie në Serbi shpërthyen protestat ku u kërkua dorëheqja Aleksandër Vuçiç.

Advertisement